Mali i Kallabakut 2174 mbi nielin e detit dhe ndodhet ne pjesen verilindore te Shqiperise, ne rrethin e Kukesit. Ai shtihet mbi zonen e Shishtavecit dhe eshte pjese e Parkut Natyror Korab-Koritnit. Ne majen e Kallabakut, takohet kufiri I tre shteteve, Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia. Banoret e te tre shteteve qe jetojne ne kete zone, jane te gjithe shqiptare.
Nga maja e Kallabakut mund te shikohen Malet e Sharrit qe shtihen qe nga Kosova deri ne Maqedoni, Gjallicen, Koritnikun, Korabin, pjese te Alpeve Shqiptare, si dhe lendinat alpine me te madhe te europes juglindore, pjese e Shtegut te Ngjyrave.
Ngjitja per ne malin e Kallabakut fillon nga qendra e fshati Novoseje, 1300m, pjese e komunes se Shishtavecit, apo prane liqenin me te njejtin emer, Liqeni I Novosejes ne lartesine 1500m mbi nivelin e detit, tek vendi I quajtur Stani I Hoxhes 1350m. Liqeni I Novosejes eshte nje liqen artificial, me gjatesi 400 metra, dhe gjeresi 200 metra, dhe eshte I rrethuar nga tre krahet e tij nga pyll, kryesisht me pisha.
Shtegu fillon ne qender te fshatit, dhe vazhdon per 4 km ne drejtim te Liqenit te Novosejes 1500m, dhe vazhdon per 5 km deri ne majen e Kallabakut ne 2174m. Shtegu, pergjate gjithe kesaj pjese te ngjitjes, kalon neper nje terren lehtesisht te kalueshem, neper lendina alpine, ne te cilat qe gjate periudhes se pranveres, mund te shikosh nje kolorit ngjyrash nga lulet qe lulezojne ne to. Lulja me e vecante qe mund te hasesh gjate ngjitjes, eshte Zambaku Shqiptar (Lilium albanicium), nje bime endemike, e cila klasifikohet si bime e llojit te rrezikuar. Kjo pamje dhe lendinat qe vazhdojne te shtrihen dhe ne pjesen e Kosoves dhe Maqedonise te shoqeron deri 300-400 metra distance pa u ngjitur ne maje. Pjesa e majes se Kallabakut eshte nje shkemb I madh gelqeror qe rrethohet nga lendina alpine ng ate gjitha anet e tij.
Shtegu fillon ne qender te fshatit Novosej, 28 km larg nga qendra e qyteti te Kuksit, apo tek Stani I Hoxhes 1350m, nese ngjitjen do ta besh nga Liqeni I Novoseje, I cili eshte dhe shtegu me I pershtatshem dhe I shkurter. Rruga eshte e asfaltuar dhe mund te behet nga cdo lloj automjeti.
Ky kalim ka 900m disivel dhe ne total 16km ngjitje-zbritje, nese ngjitjen do e fillosh tek Stani I Hoxhes, dhe 700m disnivel dhe afesisht 20 km distance vajtje ardhje, nese shtegun e fillon nga qendra e fshatit Novosej. Koha e nevojshme per te pershkuar kete distance eshte rreth 8-9 ore pavaresisht se cilin shteg ndjek.
Shtegu eshte i mire dhe I kalueshem pa problem gjate gjithe gjatesise se tij, dhe konsiderohet shteg i veshtiresiese mesatare. Duhet bere kujdes gjate periudhes se dimrit, sepse terreni shkembore neper te cilin kalon pjesa per te shkuar ne maje, dhe pjerresia e shpatit e ben shume te rrezikshme ngjitjen, sidomos per ata persona qe nuk kane paisjet e duhura per ngjitje ne kushte te tilla, apo dhe nuk kane eksperienca te meparshme te ngjitjeve ne terrene me akull apo me ngrica.
Kjo guide eshte e pershtatshme per te gjithe ata qe kane pergatitje te mire fizike apo qe gjate javes kane aktivitet sportive, per shkak te disnivelit dhe distances qe duhet pershkuar.