Mali I Pashtrikut 1988m mbi nielin e detit, ndodhet ne pjesen verilindore te Shqiperise, dhe eshte pjese e Maleve te Hasit. Ai shtihet qe nga Lugina e Drinit te Bardhe, e cila e ndan nga Mali I Koritnikut, deri ne Kosove, ne zonen qe quhet dhe Hasi I Prizrenit.
Nga maja e Pashtrikut mund te shikosh gati cdo maje qe gjendet ne pjesen verilindore te Shqiperise, apo dhe Malet e Sharrit qe shtihen qe nga Kosova deri ne Maqedoni, qytetin e Hasit dhe te Kukesit, Prizrenin, nje pjese te Kosoves, Gjallicen, Koritnikun, Korabin, dhe pjese e Alpeve Shqiptare ne zonen e Tropojes.
Ngjitja per ne malin e Pashtrikut nis ne afersi te fshatit Kishaj dhe Cabani, pjese e komunes se Gjinaj ne rrethin e Hasit, dhe ndodhen rreth 1070m mbi nivelin e detit.
Shtegu fillon ne dalje te fshatit, dhe vazhdon per 4 km neper nje terren shkembor dhe te zhveshur. Ne lartesine 1750m te shfaqen disa lendina apo kullota ne te cilen ndodhen dhe stanet, ne te cilat banoret e fshatrave te Hasit gjate pranveres dhe veres, dergojne bagetine per verim.
Pasi vazhdon ecjen drejt majese, neper lindinat qe vazhdojne te shtrihen dhe ne pjesen e Kosoves, per nje distance per me pak se 1 km arrin ne maje, ne lartesine 1988m, ne te cilin ndodhet kufiri imagjinar Kosove-Shqiperi.
Shtegu fillon ne afersi te fshatit Kishaj dhe Cabani, 12 km larg nga qendra e qyteti te Hasit. Rruga eshte e pa asfaltuar, rruge e cila rekomandohet te behet me automjete fuoristrada apo furgonat e zones
Ky kalim ka 900m disivel dhe ne total 10 km ngjitje-zbritje. Koha e nevojshme per te pershkuar kete distance eshte rreth 7-8 ore.
Shtegu eshte I mire dhe I kalueshem pa problem gjate gjithe gjatesise se tij, dhe konsiderohet shteg i veshtiresiese mesatare. Duhet bere shume kujdes gjate periudhes se dimrit, sepse terreni shkembore neper te cilin kalon pjesa me e madhe e shtegut, dhe pjerresia e shpatit e ben shume te rrezikshme ngjitjen, sidomos per ata persona qe nuk kane paisjet e duhura per ngjitje ne kushte te tilla, apo dhe nuk kane eksperienca te meparshme te ngjitjeve ne terrene me akull apo me ngrica.
Kjo guide eshte e pershtatshme per te gjithe ata qe kane pergatitje te mire fizike apo qe gjate javes kane aktivitet sportive, per shkak te disnivelit dhe distances qe duhet pershkuar.