Koritniku, Maja e Pikëllimës 2396m

Mali i Korintikut 2396m mbi nivelin e detit, ndodhet në pjesën verilindore të Shqipërisë dhe është pjesë e Parkut Natyror Korab-Koritnik. Maja e Korintikut njihet si Maja e Pikëllimës, dhe është pjese e kufirit me Kosovën.

Nga maja e Korintikut mund të shohësh gati çdo majë që gjendet në pjesën verilindore të Shqipërisë, apo dhe Malet e Sharrit që shtihen që nga Kosova deri në Maqedoni.

Ngjitja për në malin e Korintikut nis nga fshati Zapod, fshat që bën  pjesë në Komunën e  Zapodit të rrethit të Kukësit, dhe ndodhet 1198m mbi nivelin e detit. Popullsia e këtij fshati është pjesë e komunitetit që njihet si pakicë etnike bullgare, dhe për këtë arsye në fshat fliten të dyja gjuhët, shqip dhe bullgarisht, apo siç njihet ndryshe “gorance”, meqenëse dhe zona njihet si zona e Gorës dhe banorët si goran.

Shtegu fillon në qendër të fshatit, dhe vazhdon në drejtim të disa livadheve që ndodhen rreth 1.5 km nga qendra e fshatit përgjatë shtegut që të ngjit për në majë.

Pasi ke ecur për gati 2.5 km përgjatë shtegut në lartësinë 1470m për gati 2 km, shtegu kalon nëpër një pyll me pisha disa prej të cilave janë deri në 20 metra të larta. Pasi del nga Pylli me Pisha, në lartësinë 2000m të shfaqen livadhet dhe kullotat alpine të cilat të shoqërojnë deri në majë. Ngjitja dhe shtegu që të dërgon deri në majë 2396m vazhdon për rreth 1.5 km dhe, përgjatë ngjitjes ke mundësinë të shohësh për herë të parë që nga nisja e shtegut qytetin e Kukësit, Gjallicën, Korabin, Pashtrikun, dhe Malet e Sharrit që shtrihen nga Kosova deri në Maqedoni.

Maja e Pikëllimës është një majë e frekuentuar edhe nga bjeshkatarët e Kosovës, meqenëse ajo është maja ku ndodhet kufiri imagjinar Kosovë-Shqipëri.

Fshati Zapod ndodhet 20 km larg nga qendra e qytetit të Kukësit. Për të shkuar deri atje, duhet të ndjekësh rrugën në drejtim të Shishtavecit, dhe më pas në km e 13, ndjek rrugën që të çon në fshatin Zapod. Deri në qendër të fshatit janë 7 km rrugë e paasfaltuar, rrugë e cila rekomandohet të bëhet me automjete fuoristrada apo furgonat e zonës.

Ky kalim ka 1200 m disnivel dhe në total 11 km ngjitje-zbritje. Koha e nevojshme për të përshkuar këtë distancë është rreth 7-8 orë.

 Shtegu  është i mirë dhe i kalueshëm pa problem gjate gjithë gjatësisë së tij, dhe konsiderohet shteg i vështirësisë mesatare. Duhet bërë shumë kujdes gjatë periudhës së dimrit, pasi pjesa e fundit e kurrizores për në majë, mund të jetë e ngrirë, dhe pjerrësia e shpatit e bën shumë te rrezikshme ngjitjen,  sidomos për ata persona qe nuk kanë pajisjet e duhura për ngjitje në kushte të tilla, apo dhe nuk kanë eksperienca të mëparshme të ngjitjeve në terrene me akull apo me ngrica.

Kjo guide është e përshtatshme për të gjithë ata që kanë përgatitje të mirë fizike apo që gjatë javës kanë aktivitet sportiv, për shkak te disnivelit dhe distancës që duhet përshkuar.

kortnik-Maja e Pikellimis
kortnik-maja e pikellimes


Kontakte

Kontakt kryeplaku:
Pirro Mustafa - 0685672169

Kontakt guida /bujtina:
Meriman Avdili - 0688288751

Kontakt kryeplaku:
Zeqir  Krasniqi - 0685640417

Kontakt kryeplaku /guida /bujtina:
Zeqir  Krasniqi - 0685640417

Kontakt kryeplaku:
Gjiman Qevani - 0688436838

Kontakt guida: 
Rinor Hoxha - 0684130317

Kontakt bujtina:
Beqir Hoxha - 0684130317