Kalimi nga Shishtaveci ne Radomire, eshte shtegu qe lidh fshatrat e zones se Kuksit, me fshatrat qe ndodhen ne zonen Dibres, Kalase se Dodes. Per ta pershkruar kete intenerat duhen dy dite, me nje nate qendrim ne fshatin Caje, ne guesthouse qe ndodhen ne fshat. Pergjate shtegut kalon neper Kullotat Alpine me te medha ne europen juglindore-pjese e Shtegut te Ngjyrave, ngjiten ne Majen e Kallabakut, kalojme neper Fushen e Korabit, viziton Liqenin e Zi ne Radomire, si dhe pergjate shtegut nga Caja per ne Radomire te shoqeron gjate gjithe kohes Mali I Korabit. Gjithashtu pergjate kalimit mund te shikohen  Malet e Sharrit qe shtihen qe nga Kosova deri ne Maqedoni, Gjallicen, Koritnikun, Korabin,si dhe pjese te Alpeve Shqiptare.

Gjate  periudhes se pranveres, pergjqate shtegut mund te gjesh lule te shumellojshme. Lulja me e vecante qe mund te hasesh gjate ketij shtegu, eshte Zambaku Shqiptar (Lilium albanicium), nje bime endemike, e cila klasifikohet si bime e llojit te rrezikuar, dhe me se shumti e gjen pergjate shtegut qe kalon prane Majes se Kallabakut.

Shtegu fillon nga qendra e fshati Shishtavec 1350m, pjese e komunes me te njejtin emer. Shtegu  vazhdon per 6 km ne drejtim te Gurit te Mengjesit, duke kaluar neper arat pjellore qe ndodhen mbi fshat, te famshme per kultivimin e patates, dhe vazhdon per gati 4 km ne drejtim te Majes se Kallabakut, pergjate gjithe kesaj pjese te ngjitjes, kalon neper nje terren lehtesisht te kalueshem, dhe me pas vazhdohet per ne fshatin Gryke-Caje. E gjithe kjo pjese e shtegut eshte e gjate 9 km deri ne fshati Gryke-Caje, dhe kalon mes per mes Kullotave Alpine qe ndodhen ne krahun e Shqiperise. Panorama ne krahun tjeter te lugines, me Kullota Alpine pa fund, verteton dhe statusin qe kane keto kullota, si Kullotat Alpine me te medha ne Europen juglindore.

Nga fshati Caje ne drejtim te Radomires, duhet te pershkosh rreth 9 km deri ne lartesine rreth 2150m, ne afersi te vendi te quajtur Qafa e Zyberit, ku te shfaqet dhe Fusha e Korabit, qe ne nje fare menyre te ndan dhe nga Mali I Korabit. Shtegu vazhdon deri tek Stanet e Radomires, per te zbritur me pas tek Liqeni I Zi ne 1500m lartesi, dhe me pas shtegu perfundon ne qender te fshatit Radomire 1200m lartesi mbi nivelin e detit.

 Ky kalim ka 1600m disivel dhe rreth 35km ecje, pergjate dy diteve. Diten e pare ka rreth 700m disnivel dhe